Politike

PERLA nga seanca plenare, Lleshaj flet me EURO: Falë qeverisë dhe reformave çmimi i kanabisit ka kapur vlerë rekord! (VD)

12 Shkurt 2020, 10:05 Nga DOSJA
PERLA nga seanca plenare, Lleshaj flet me EURO: Falë qeverisë dhe

TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi në Kuvend se falë goditjes së kanabisit dhe kultivimit të tij, çmimi i kanabisit në Shqipëri ka kapur vlerën e 800 euro për kilogram. Rritjen e çmimit, Lleshaj ia ka adresuar rezultatit të reformave të qeverisë.

“Fenomeni i kanabisit ka marrë goditje të pakthyeshme, dhe viti 2010 do jetë viti i thellimit të kësaj lufte për ta çrrënjosur këtë fenomen që e ka goditur vendin që në vitin `90. Sasia e kapur jashtë Shqipërisë se kanabisit eshte tregues për rritjen e luftës kundër kanabisit, cmimi i kanabisit e kanë rritur në nivele të panjohura në 30 vitet e fundit në 800 euro për kg, që nënkupton që furnizimi është reduktuar në mënyrë te jashtëzakonshme, gjë që ka cuar në rritjen e çmimit të kësaj lënde narkotike duke treguar efektivitet të punës së policisë”.-tha Lleshaj. 

 

Deklaratat e ministrit Sandër Lleshaj, u bënë gjatë interpelencës së dytë që ministri i zhvilloi sot në Kuvend me kërkesë të opozitës së re. Maliqi hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ministrit, ndërsa Lleshaj përsëriti faktin se rendi dhe siguria publike është në moment historik, dhe për këtë mori si referencë edhe çmimin e kanabisit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020 sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll