Politike

Gazi në protesta, Sandër Lleshaj e pranon: Po, morëm nga Kosova një sasi në qershor… por se përdorëm kurrë (VD)

12 Shkurt 2020, 09:50 Nga DOSJA
Gazi në protesta, Sandër Lleshaj e pranon: Po, morëm nga Kosova

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë përgjigjies në Kuvend, ka dhënë sqarime për investigimin e publikuar nga gazeta “Insajderi” se Shqipëria mori gaz për protestat nga Kosova, me urdhër të presidentit Hashim Thaçi.  Ministri foli për protestat, duke i trajtuar ato si një sulm ndaj qeverisë dhe institucioneve, dhe se strategjia e Policisë ka funksionuar.

“Kjo pyetje e ka marrë përgjigjien nga ne, por unë po e përsëris prapë. Në vitin 2019 institucionet tona u vunë përballë sulmeve të dhunshme, që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Përballë këtyre kushteve, PSH ka aplikuar një strategji 110 që ishte deskaluese, që synonte jo përshkallëzim. Policia ka vepruar gjithmonë një hap më pas nga ata që ka patur përballë, ky është njëshi i parë. Policia ia ka dalë që të mos ketë asnjë viktimë. Kemi mbrojtur lirinë e qytetarëve, kemi mbrojtur të drejtën e protestës. Sipas nesh angazhimi ka qenë tamam sipas librit të shkollës më të mirw. evropiane. Nëse jeni të interesuar nga ka ardhur gazi, mund të kërkoni informacion. Gazi është përdorur nga rezervat që kemi patur që nga qeveria më e mëparshme. Se kam dëgjuar spekulime, jo po ka ardhur nga Kosova. Po kemi marrë një sasi gazi nga Kosova në muajin qershor, por është aty dhe s’është përdorur. Është fatkeqësi për këdo që merr dhe ballafaqon gra dhe pleq para policisë.”-tha Lleshaj.

Dy ditë më parë, Gazeta Insajderi ka publikuar një dokument, për mënyrën sesi gazi nga Kosova hyri në Shqipëri. Media kosovare shkruante se kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazi ne protestat e opozites sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020 gazi ne protestat e opozites sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll