Politike

Cakaj zbulon marrëveshjet me Cavusoglu: Do njihen diplomat dhe patentat (VD)

12 Shkurt 2020, 09:34 Nga DOSJA
Cakaj zbulon marrëveshjet me Cavusoglu: Do njihen diplomat dhe patentat

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Pas takimit ‘kokë më kokë’, Cakaj ka treguar detaje nga takimi duke thënë se janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme.

Ministri në detyrë tha se  shumë shpejt do të ketë njohje të diplomave dhe lejeve të drejtimit mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave“, tha Cakaj.

Mevlüt Çavuşoğlu është takuar sot me Gent Cakajn në një vizitë zyrtare në Tiranë. Cakaj u shpreh gjatë konferencës se janë nënshkruar disa marrëveshje, një ndër të cilat është edhe ajo për patentat. Çavuşoğlu tha Shqipëria duhet të kthejë në Turqi anëtarët e FETO-s.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çavuşoğlu në tiranë gent cakaj mevlüt çavuşoğlu çavuşoğlu në tiranë gent cakaj mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll