Politike

Basha flet pas takimit me Sorecën: S’ka ndryshuar asgjë, beteja jonë, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt (VD)

12 Shkurt 2020, 09:15 Nga DOSJA
Basha flet pas takimit me Sorecën: S’ka ndryshuar asgjë, beteja

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar se beteja e demokratëve është që të zhvillohen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në vend. Basha tha se nuk ka ndryshuar asgjë në prioritetet e PD-së,  pasi sipas tij zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale duhet të mbahen në të njëjtën ditë.

Kryedemokrati theksoi se kriza politike në vend është krijuar nga mentaliteti i KÇK-së, që sipas tij është qeveria.

Diskutuam gjerësisht për Reformën Zgjedhore. Kriza politike është krijuar nga metaliteti i KÇK-së që sot është qeveria.  Zgjedhjet vendore dhe parlamentar nuk janë me dëshirë. Beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme që të zhvillohen sa më shpejt, kjo është rruga e vetme që shqiptarët të zgjedhin qeverisjen e tyre. Zgjidhja e krizës nga ne do të fillojë me Reformën Zgjedhore. Po bëjmë çdo përpjekje nuk do ketë pengese ka angazhim total që Reforma të përfundojnë më 15 mars. Nuk ka ndryshuar asgjë në prioritetet tona, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale duhet të mbahen në të njëjtën ditë. ”,u shpreh Basha.

Deklarata e plotë:

Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t’u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen. Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, të cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore kushtetuese nuk janë çështje dëshire. Ju e patë raportin e ODIHR, ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, i shikoni kryebashkiakët me rekorde kriminale, falimentimin total të pushtetit vendor, dorëzimin total të shtetit para krimit, para padrejtësisë, papunësisë, krizën ekonomike?! Pra, nuk është lista e dëshirave të Lulzim Bashës apo të Partisë Demokratike. Është thirrja e çdo shqiptari që ta nxjerrim vendin nga kjo krizë, që të bëhemi bashkë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Dhe kjo kalon vetëm duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverinë, parlamentin dhe kryebashkiakët që duan ata të zgjedhin, në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Kjo është beteja. Pa u zgjidhur kjo, vendi nuk do të bëjë dot përpara. Ndaj gjithë fokusi ynë është që edhe procesin e integrimit europian të vendit, edhe procesin e zgjidhjes së krizës politike, ashtu siç i ka parashikuar Bundestagu gjerman, t’i kalojmë mes Reformës zgjedhore dhe zbatimit të kësaj reforme zgjedhore, që do të thotë: Zgjedhje të lira e të ndershme.  Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundrazi ka një angazhim total që reforma të përfundojë me 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishme, madje më të rëndësishme, ka dhe pala tjetër e cila sot ka edhe pushtetin. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohet edhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor.

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, i cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat dha emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

J.V/Dosja.al    

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kriza politike në vend lulzim basha refroma zgjedhore kriza politike në vend lulzim basha refroma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 07:35

TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese d...