LIVE UPDATES
Aktualitet

Media kosovare zbardh marrëveshjen SEKRETE: Gazi në protestat e opozitës erdhi nga Kosova, Thaçi ia dhuroi Ramës, Lleshaj g

10 Shkurt 2020, 18:16 Nga DOSJA
Media kosovare zbardh marrëveshjen SEKRETE: Gazi në protestat e

Përdorimi i tepruar i gazit lotsjellës kundër protestuesve të opozitës në Shqipëri kishte ngritur shqetësime dhe pikëpyetje të mëdha. Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ku e kishte marrë gazin lotsjellës, të cilin e përdori për të shtypur protestën e opozitës. Kishte pohuar se kjo sasi gazi ishte blerë në kohën e Sali Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011.

Por, Gazeta Insajderi ka zbuluar të vërtetën se si Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë këtë gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës. Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e dyshimtë për 500 granata me gaz lotsjellës

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë. Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi. Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

Si i gënjeu shqiptarët ministri Sandër Lleshaj?

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, ka gënjyer publikisht kur ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur kundër protestuesve të opozitës, gjatë vitit 2019. Ai ishte pyetur nga deputeti Lefter Maliqi në një mbledhje të komisionit për siguri, të mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar. “… për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakort me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”, kishte thënë Lleshaj.

Fakti që vetë ministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë e pranon se kanë hedhur shumë gaz lotsjellës, ligjërisht e bënë përgjegjës edhe shtetin e Kosovës.

Kjo përbën shkelje të rregullave ligjore. Në cilësinë e blerësit, Policia e Kosovës mban përgjegjësi ligjore se si do ta shfrytëzojë gazin lotsjellës si përdorues i fundit i tij, pa pasur të drejtën e huazimit.

Në këtë rast, huazuesi i gazit lotsjellës Policia e Shqipërisë, është e paditur për përdorimin e dhunshëm të kësaj sasie. Një kallëzim penal kundër Sandër Lleshajt, ministrit të Punëve të Brendshme dhe disa punonjësve të Policisë së Shtetit është ngritur nga ish-krye bashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Lleshaj dhe vartësit e tij akuzohen nga Ademi për “shpërdorim detyre”. Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

“Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojtjen e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës. Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi”. “Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato”, thuhet në kallëzimin penal kundër Lleshajt. Marrë nga Insajderi.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazi ne protestat e opozites hashim thaci protestat e opozites rashid qalaj sander lleshaj edi rama gazi ne protestat e opozites hashim thaci protestat e opozites rashid qalaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni