Politike

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Procesi nis nga Thumana e Laçi, i kërkoj njerëzve durim se po bëjmë maksimumin, çdo

12 Shkurt 2020, 08:50 Nga DOSJA
Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Procesi nis nga Thumana e Laçi,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit. Në fjalën e tij është shprehur se fillimisht ndërtimi do të nisë nga zonat më të prekura, të cilat janë ato të Thumanës dhe të Laçit. 


Më tej, në fjalën e tij kreu i qeverisë ka pasur edhe një lutje për të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Rama u kërkoi durim për përfundimin e procesit duke i siguruar se të gjitha qindarkat e grumbulluara do të përdoren për ta.

“Në Laç e Thumanë  ndërtimi do të nisë më shpejt sesa në zonat e tjera kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale dhe jemi gati që të bëjmë garë të hapur ndërkombëtare. Dhe kemi po ashtu edhe të gjitha të dhënat lidhur me insititucionet e shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë më shpejt dhe jemi të vetëdijeshëm se njërzit kanë opyetjen se kur do të kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre se ne po bëjmë maksimumin. Gjithçka të jetë në kushtet optimale deh gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se nga ajo që kishte. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë disinformim dhe përpjekje për të njollosur procesin. I siguroj të gjithë që çdo qindarkë është në pritje të ekzekutimit të projekteve dhe ajo kërkon pak kohë të nisë së projektet duan kohën e tyre,”-tha Rama. 

Ditën e sotme është mbledhur për herë të 4-t Komiteti Kombëtar i Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama kërkoi kohë për përfundimin e procesit, ndërsa ministri i Rindërtimit publikoi shifrat e dëmeve dhe metodologjinë e ndërtimeve të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit edi rama komiteti i rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 07:35

TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese d...