Politike

Pasojat e tërmetit tragjik, Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: Puna nis nga Laçi e Thumana, bëni durim!

12 Shkurt 2020, 08:42 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit tragjik, Rama mbledh Komitetin Kombëtar të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i cili shkaktoi dëme të mëdha.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fillimisht ndërtimi do të nisë nga zonat më të prekura, të cilat janë ato të Thumanës dhe të Laçit.  Më tej, në fjalën e tij kreu i qeverisë ka pasur edhe një lutje për të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Rama u kërkoi durim për përfundimin e procesit duke i siguruar se të gjitha qindarkat e grumbulluara do të përdoren për ta.

Pas tij fjalën e ka marrë ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se  në total janë 8925 banesa janë të pabanueshme pasi kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar duke prezantuar kështu edhe metodologjinë e ndërtimeve të reja.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020” dhe se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama komiteti i rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit arben ahmetaj edi rama komiteti i rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 07:35

TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese d...