Politike

Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mbi gjykatësit, pushteti përdor format më të egra të presionit.

2 Dhjetor 2025, 13:42 Nga E.d
Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo pezullimi i Ballukut duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mbi gjykatësit, pushteti përdor format më të egra të presionit. Lideri opozitar tha se në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë. 

Në fund, Berisha tha se cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe shumë të tjerë.

"Çfarë di unë. Unë di që mbi gjykatësit e asaj gjykate dhe jo vetëm të asaj, pushteti përdor format më të egra të presionit. Këtë e di. Konkretisht, sepse nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo çështje duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, në një kohë kur në ligjin Europian dhe ligjin shqiptar kjo, pezullimi është një kompetencë e qartë si kristali e prokurorisë dhe gjykatës që merren me zyrtarët e lartë. Në disa vende, gjykatës supreme, siç e kemi patur edhe ne përpara vitit 2017. Në vende të tjera si ne dhe Rumania, që kemi krijuar gjykata dhe prokurori speciale, nga këto prokurori.


Asnjë gjykatë tjetër jashtë këtij, imagjinoni ju, pa kaluar në Apel, pa kaluar në Gjykatë të Lartë, e merr tani në shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Në një kohë kur kjo është e drejtë e gjykatësit që vendosi masën. Dhe ai nuk marrë këtë masë. Pra, çfarë kemi të bëjmë këtu? Kemi të bëjmë me një presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatën, por kjo është Shqipëria, këto janë grahmat e fundit të pushtetit që bazohen mbi drogën dhe krimin, të Edi Ramës. Se kjo është bërë e qartë tani, shqiptarët e kanë të qartë, cilido që lexon organizata kriminale, kartele droge dhe bashkëpunëtor të tyre, automatikisht i lidh me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Ergys Agasin, Taulant Ballën dhe të tjerë. Këto janë të njohura, nuk po them ndonjë gjë të re. Faleminderit!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll