Politike

" A është konflikt interesi?", Korreshi batuta në Komisionin e Ligjeve: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me deputetin që jam unë

Korreshi ngriti me humor disa situata të pazakonshme për të ilustruar paqartësitë që sipas tij mund të krijojë ligji. Ai përmendi rastin e dhurimit të dy qenve nga një mik i tij, duke pyetur nëse një gjë e tillë duhej deklaruar si përfitim i marrë në cilësinë e deputetit apo thjesht si mik.

2 Dhjetor 2025, 13:32 Nga M.L
" A është konflikt interesi?", Korreshi batuta në
Saimir Korreshi

TIRANA- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka tërhequr vëmendjen me batutat e tij ironike.

Korreshi ngriti me humor disa situata të pazakonshme për të ilustruar paqartësitë që sipas tij mund të krijojë ligji. Ai përmendi rastin e dhurimit të dy qenve nga një mik i tij, duke pyetur nëse një gjë e tillë duhej deklaruar si përfitim i marrë në cilësinë e deputetit apo thjesht si mik.

Deputeti vijoi me nota ironie, duke thënë se edhe situata të jetës private, madje edhe “çështjet e krevatit”, mund të interpretoheshin si konflikte interesi sipas mënyrës si është hartuar ligji, duke nënkuptuar se projektligji kërkon më shumë qartësi dhe kufij të saktë në zbatimin e tij.

“Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qen. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir. Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Të shkoj në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?”, tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll