Politike

Ankimi i Ramës për Ballukun, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen

Tashmë pritet që gjykatësit e Kushtetueses të marrin vendim nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë në fuqi këtë vendim. 

2 Dhjetor 2025, 11:21 Nga M.L
Ankimi i Ramës për Ballukun, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese merr
Rama, Balluku

TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrisë për pezullimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Tashmë pritet që gjykatësit e Kushtetueses të marrin vendim nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë në fuqi këtë vendim. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll