Politike

Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Belinda Ballukut! Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pranon të shqyrtojë ankimin e Qeverisë

Vendimi i Gjykatës së Posaçme ishte kundërshtuar më parë në Këshillin e Ministrave, i cili e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese.

2 Dhjetor 2025, 11:59 Nga M.L
Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Belinda Ballukut! Kolegji i
Rama, Balluku

TIRANA- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës së Posaçme ishte kundërshtuar më parë në Këshillin e Ministrave, i cili e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese.

Tashmë, i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të vendosin nëse do të pezullojnë vendimin e GJKKO-së apo do ta lënë atë në fuqi deri në një vendim përfundimtar për çështjen.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll