Politike

Berisha: Unaza e Madhe është vjedhja e madhe, u shpenzuan 18 milionë euro për kilometër

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se 17 kilometra e saj, në vend që të kushtonin 200 milionë, kanë kushtuar 450 milionë euro.

2 Dhjetor 2025, 13:16 Nga E.d
Berisha: Unaza e Madhe është vjedhja e madhe, u shpenzuan 18
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Unaza e Madhe është vjedhja e madhe, pasi u shpenzuan 18 milionë euro për kilometër. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se 17 kilometra e saj, në vend që të kushtonin 200 milionë, kanë kushtuar 450 milionë euro.

Lideri i opozitës tha se nuk ka gjë më të turpshme që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të bësh presione nga më primitivet. Në lidhje me tunelin e Llogarasë, Berisha tha se Belinda Balluku është fajtore, por më fajtor është Edi Rama. Ndaj për këtë aryseje, ai tha se duhet të japë dorëheqjen. 

"Për të realizuar këtë vjedhje klamoroze, Lubi Balluku në 13 kilometrat e fundit të Unazës, dhe keni parasysh një gjë, që Unaza nga TEG-u dhe në drejtimin drejt Linzës, drejt Surrelit, drejt asaj zone, gjer tek Kodra e Priftit dhe këtej, e ka pasur të hapur pothuajse, e ka trase, shkoni dhe shiheni, kontrollojeni. Unaza në zbritje ka pasur terren të hapur. Megjithatë këto pjesë, pikërisht këto 17 kilometra, kanë kushtuar në vend të totalit prej 200 milionë, ka kushtuar 450 milionë euro. Lubi Balluku ka shpenzuar për restin e mbetur të Unazës, për 17 kilometra, 18 milionë euro për kilometër. 18 milionë mesatarja. Nuk ka rrugë në botë që të ketë këto çmime. Ndaj dhe Unaza e Madhe është vjedhja e madhe Rama-Balluku.

Nuk ka gjë më të turpshme që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të bësh presione nga më primitivet. Sot i vetmi vendim që Gjykata mund të merrte, mos-shqyrtimin e kësaj kërkese të paraqitur nga kryeministri më hajdut i Shqipërisë në kohëra, por edhe më hajdut në Europë, që merr guximin për të mbrojtur një vjedhje kaq të madhe të Tunelit të Llogarasë, të shfrytëzojë presionin ndaj gjykatave për t’u mbrojtur. Edi Rama duhet të japë me urgjencë dorëheqjen. Belinda Balluku është bashkëfajtore, por Edi Rama është më kryesori në vjedhjet e saj. Kjo m’i zgjidh problemet, shkoni dhe pyesni ju gazetarë Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin, kur u thoshte se kjo Belinda m’i zgjidh mua problemet, ndaj nuk jeni ju ministra. I hoqi të dy sepse ata nuk firmosnin siç firmos kjo që nuk ngopet kurrë duke vjedhë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll