Politike

Berisha: Kemi disa kandidatë që do të paraqesim për Avokatin e Popullit

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se njëri prej tyre është Besim Ndregjoni.

2 Dhjetor 2025, 13:40 Nga E.d
Berisha: Kemi disa kandidatë që do të paraqesim për Avokatin
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD ka disa kandidatë, që do t'i paraqes për Avokatin e Popullit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se njëri prej tyre është Besim Ndregjoni.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se ka dhe disa kandidatura të tjera të cilat PD i mbështet.

"Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë. Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej votohej. Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita unaza e madhe

Sondazh

Poll