2 Dhjetor 2025, 12:06
Nga I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur nga drejtësia të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se Kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë qëndrim nga vetë Kuvendi.
Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë. PD argumenton se veprimi i Ramës përbën ndërhyrje të hapur në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Opozita thekson se, në çdo standard europian, një ministër i marrë i pandehur për abuzime me fonde publike duhej të shkarkohej menjëherë.
“Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri duhej të kishte propozuar menjëherë shkarkimin nga detyra të një ministri që është marrë i pandehur për abuzime në disa procedura prokurimi publik, me vlerë miliona euro, dhe kurrsesi nuk mund të sillet si zyrë avokatie për një të pandehur.
Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore," thuhet në kërkesën e PD-së.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al
pd edi rama belinda balluku
auto 11764673105
auto 21764673093
auto 31764673096
Politike
2 Dhjetor 2025, 11:59
M.L
Rama, Balluku
TIRANA- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e GJKKO-së...
Politike
2 Dhjetor 2025, 11:21
M.L
Rama, Balluku
TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që të marrë në shqyrtim kërkesë...
Politike
2 Dhjetor 2025, 11:18
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja do i hapë rrugë Opo...
Politike
2 Dhjetor 2025, 10:39
M.L
TIRANA- Këtë të martë u zhvillua seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se gjatë sea...
Politike
2 Dhjetor 2025, 10:31
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashk...
Politike
2 Dhjetor 2025, 10:25
M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar ankim në Apel kundër vendimit të Gjykatës së...
Politike
2 Dhjetor 2025, 10:05
M.L
Erion Veliaj në GJK, foto ilustruese
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO...
Politike
2 Dhjetor 2025, 09:47
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Sot zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJ...
Politike
2 Dhjetor 2025, 09:22
M.L
Foto ilustruese
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja is...
Politike
2 Dhjetor 2025, 08:17
M.L
Rama, Balluku
TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do të pranojë për shqyrtim kërkesën e qeveris&...