Politike

“Zgjedhjet në PD nuk duhet të bëhen me lista fiktive”, Alimehmeti: Procesi duhet garantuar nga Berisha, nëse kjo ndodh jemi alternativë qeverisëse

 I ftuar në emisionin “Studio 24” në News24, Alimehmeti u ndal te procesi i zgjedhjeve të brendshme që pritet të zhvillohen së shpejti në të gjitha nivelet e partisë. Alimehmeti

2 Dhjetor 2025, 07:33 Nga M.L
“Zgjedhjet në PD nuk duhet të bëhen me lista
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka theksuar se rikthimi i PD-së si forcë konkurruese në skenën politike varet nga respektimi i tre parimeve që, sipas tij, bashkuan dikur opozitën e ndarë: hapja, meritokracia dhe rithemelimi.

 I ftuar në emisionin “Studio 24” në News24, Alimehmeti u ndal te procesi i zgjedhjeve të brendshme që pritet të zhvillohen së shpejti në të gjitha nivelet e partisë. Alimehmeti ngriti shqetësimin se votimet nuk duhet të shoqërohen me lista të manipuluara apo me kandidatura të vendosura paraprakisht, por me një garë të hapur mes individëve.

Sipas tij, drejtuesit e lartë të PD kanë përgjegjësinë të garantojnë një proces të ndershëm, sepse vetëm përmes standardeve të qarta të transparencës dhe demokracisë së brendshme partia mund të fitojë besimin e atyre që ende shpresojnë tek rrotacioni politik.

Iir Alimehmeti: Në 3 orë takim nuk zgjidhen problemet e 35 viteve, jam kundër djegies së etapave. Nuk funksionon, ka regulla. U përmend një fjalë që për mua është e rrezikshme, përçarja. Kam hyrë në PD në prill të 2022 kur PD ishte më e përçarë se kurrë, më e shantazhuar se kurrë. Kam hyrë në ditën më të keqe të PD, nuk duhet të kthehet më.

Në asnjë lloj forme. E megjithatë, ai grupazh pas disa shinave për një hapje, meritokraci, rithemelim dhe prodhoi një protestë të 7 korrikut 2022.

Këto 3 premtime duke mos u mbajtur pjesërisht apo plotësisht ka bërë që një pjesë e madhe e ndjekësish që vazhdojnë besojnë te PD, te rrotacioni politik, kjo ndodh nëse rikthehemi tek këto 3 parime, tek Rithemelimi, hapja dhe meritokracia.

Ne kemi vështirësi të shkojmë te strukturat ta diskutojmë. Partia nuk funksionion me individualitete por me forume. Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.

Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse./ Dosja.al

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll