Politike

Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së Vainit në Lezhë! Ministri Salla ndan PAMJET: Qëllim, minimizimi i dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtja e zonës

Punimet po kryhen me mjete të rënda dhe inertesh për të riparuar pjesën e çarë dhe për të parandaluar përmbytjet e tokave bujqësore në zonat përreth Treshit dhe Spitenit.

1 Dhjetor 2025, 22:19 Nga M.L
Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së Vainit në
Lezhë

LEZHA- Ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, po vijon punën intensive për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar në zonën e Tales, Lezhë. Punimet po kryhen me mjete të rënda dhe inertesh për të riparuar pjesën e çarë dhe për të parandaluar përmbytjet e tokave bujqësore në zonat përreth Treshit dhe Spitenit.

Sakaq Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka ndarë një video nga puimet ku shkruan: Ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijon intensivisht punën për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim minimizimin e dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtjen e zonës.

andis salla

Sondazh

Poll