Politike

"Rama është shefi i atyre që janë nën hetim dhe pas hekurave", Ivi Kaso: Po mbron veten sepse i di pasojat

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, Kaso u shpreh se vendi nuk ka një qeveri të popullit, prej popullit dhe për popullin, por ka një bandë "kaçakësh" që ndjekin urdhrat e "kryekaçakut".

1 Dhjetor 2025, 18:57 Nga E.d
"Rama është shefi i atyre që janë nën hetim dhe
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar sot se Edi Rama është shefi i atyre që janë nën hetim apo pas hekurave. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, Kaso u shpreh se vendi nuk ka një qeveri të popullit, prej popullit dhe për popullin, por ka një bandë "kaçakësh" që ndjekin urdhrat e "kryekaçakut".

Kaso tha se Rama po mbron veten sepse i di pasojat. Sipas tij, kryeministri Rama duhet të përgjigjet për tenderat, për paratë që pastrohen me firmën e tij, për skandalin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe u shemb nga shiu i parë. 

“Qeveria sot është halli më i madh i shqiptarëve. Nuk kemi një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, por një bandë kaçakësh që ndjekin urdhrat e kryekaçakut. Në Rumani u pezulluan tre ministra për korrupsion. Në Itali ish-ministrja e bujqësisë u pezullua. Në Francë, dy ministra u shkarkuan në periudha të ndryshme. Kjo është e vërteta. 

Rama e di se me arrestimin e Ballukut, më pas është radha e tij. Rama është shefi i atyre që janë nën hetim apo pas hekurave. Ose i di dhe është i korruptuar, ose nuk i di dhe është i mangët nga mendtë e kokës në të dyja rastet duhet të ikë. Rama po mbron veten sepse i di pasojat. Ky njeri duhet të përgjigjet për shumë krime të tjera. Rama duhet të përgjigjet për tenderat, për paratë që pastrohen me firmën e tij, për skandalin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe u shemb nga shiu i parë", tha Kaso./Dosja.al

ivi kaso protesta opozita

Sondazh

Poll