Politike

"Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e shëndetësisë", Berisha: Ka armë për të shkatërruar kombin, vjedh me bandën e tij 90% të fondeve publike

Lideri i opozitës tha se Edi Rama vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

1 Dhjetor 2025, 19:33 Nga E.d
"Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës. Lideri i opozitës tha se Edi Rama vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

Kryedemokrati tha se një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, u nda në 17 lote. Për këtë ai tha një rrugë e tillë nuk mund të ndahet në maksimumi  dy-tre lote. Sipas tij kjo u bë në mënyrë që shqiptarët të vidhen 17 herë më shumë. 

"Të dashur miq, këto ditë ka sjellë në parlament buxhetin e shëndetësisë. E rrita, thotë. E vërteta është se krahasuar me vitin 2013, buxheti i shëndetësisë është ulur të paktën me 500 milionë euro. A ka sot hall më të madh për shqiptarin se sa të sëmurët? Erdhi koha të themi Zoti e shpëtoftë nga spitalet, sepse shkon në spital, duhet të blejë çdo ilaç, duhet të paguajë çdo shërbim. Ka shkatërruar një sistem të tërë dhe për vete vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Po arsimi? Po shkollimi? Një shkatërrim me dokumente, me vlerësime zyrtare, si në asnjë vend tjetër. Të dashur miq, Edi Rama ka dy armë për të shkatërruar këtë komb, ai nuk përdor kampet e përqendrimit, nuk përdor burgjet e mëdha politike, ndonëse burgos politikisht. Përdor vjedhjen. Vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

A mund të imagjinoni ju, një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës? A ka akt më flagrant vjedhjesh se sa ky? A mund të imagjinoni shqiptarë që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë. Lexoni, në qoftë se gjeni kund në botë një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, dhe të ndahet ajo në 17 lote. Po nuk mund të ndahet kurrë, kurrë. Maksimumi në dy lote, tre. Se si t’u vjedhë 17 herë ju. Si të vjedhë 17 herë shqiptarët. Se si të rrisë çmimin 5 herë në vjedhje. A do vazhdojmë ne? Jo, ne nuk e lëshojmë këtë shesh. Ky është sheshi ynë. Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët. Vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll