1 Dhjetor 2025, 19:34
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në Shqipëri ligjin e bën droga dhe Edi Rama qeveri së bashku me ta. Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, Berisha tha se arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Ai tha se euro është zhvlerësuar, sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë dhe me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë.
Kryedemokrati u shpreh se me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e emigrimit. Lideri opozitar deklaroi se ligjin e bën droga. Në fund, ai tha se Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit.
"Miq, arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Çfarë ndodh me drogën? Euro përtokë sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë. Me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e dheut. Kjo është mënyra. Ikin se shkatërrohen vendet e punës. Çfarë ndodh? 35 përqind zhvlerësohet euro. Ata pensionistë që jetojnë me ndihmën e familjarëve të tyre, marrrin 35 përqind më pak, bëhen 35 përqind më të varfër. Çfarë ndodh? Çmime stratosferike në ndërtime se baronët e drogës nuk i kanë gjë paratë. Çfarë ndodh? Ligjin e bën droga.
Droga vret në aeroport, droga vret në Elbasan, vret kudo, vret dhe vret cilindo. Dhe Edi Rama qeveris së bashku me ta. Do e pranojmë ne këtë? Jo, kurrë. Ky e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit. Po parlamenti është përfaqësuesi juaj, është vota juaj, është vullneti juaj. A do e lejojmë ne ta përdorë parlamentin në mënyrën siç po e përdor ky? Jo, kurrë. Ndaj dhe koha është e jona. Këtyre u ka ikur koha. Koha e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve." tha Berisha./Dosja.al
Politike
1 Dhjetor 2025, 19:33
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama e ka ulur me 500 mln euro buxhetin e shëndetësis...
Politike
1 Dhjetor 2025, 19:16
M.L
Ervin Salianji
DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë nga e mërkura një seri takimesh me an&e...
Politike
1 Dhjetor 2025, 19:19
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se duke sulmuar gjykatën Kushtetuesen, Rama po fakton se ai ...
Politike
1 Dhjetor 2025, 19:14
E.d
TIRANË- Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli ka deklaruar sot se qytetarët shqipta...
Politike
1 Dhjetor 2025, 19:03
M.L
Protestuesi
TIRANA- Përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës, ku qytetarë nga e gjithë ...
Politike
1 Dhjetor 2025, 18:57
E.d
Ivi Kaso
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar sot se Edi Rama është shefi i atyre që janë nën ...
Politike
1 Dhjetor 2025, 18:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës e cila ...
Politike
1 Dhjetor 2025, 18:54
M.L
Manjola Luku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Manjola Luku, mori pjesë sot në protestën e ...
Politike
1 Dhjetor 2025, 18:38
E.d
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është "kryehajdut"...
Politike
1 Dhjetor 2025, 18:21
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Protesta e rradhës e opozitës ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Disa qytetarë mbajnë n...