Politike

A do të kandidojë kundër Berishës pë drejtimin e PD? Alimehmeti: Çdo demokrat mundet! Nëse strukturat nuk mblidhen, i bie që jemi kthyer në parti memece

Në një intervistë për Report Tv, Alimehmeti nuk dha një përgjigje të prerë për kandidimin e tij në pranverën e ardhshme, por theksoi se PD ka potencial për të arritur rezultate të rëndësishme, nëse arrin të riorganizojë strukturat dhe të hapë garën brenda partisë.

1 Dhjetor 2025, 20:23 Nga M.L
A do të kandidojë kundër Berishës pë drejtimin e PD?
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Ilir Alimehmeti ka treguar sot për mundësinë e një gare të mundshme të tij përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv, Alimehmeti nuk dha një përgjigje të prerë për kandidimin e tij në pranverën e ardhshme, por theksoi se PD ka potencial për të arritur rezultate të rëndësishme, nëse arrin të riorganizojë strukturat dhe të hapë garën brenda partisë.

Sipas Alimehmetit, Partia Demokratike ka nevojë për një rishtrirje të lojtarëve në arenën politike, duke lënë të nënkuptohet se proceset e brendshme dhe konkurrenca e hapur janë thelbësore për ringritjen e saj. Ai u shpreh më tej se prioritet mbetet riorganizimi i partisë, ndërsa vendimi për kandidimin mbetet ende i paartikuluar qartë.

“Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh. Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë. Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë. Me një riorganizim të lojtarëve në fushën politike, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por është e nevojshme të vendosë lojtarët në pozicionet e duhura dhe jo të mohojë vlerat e tyre. Jo të themi që ky mesfushori nuk vlen si mesfushor dhe ta çojmë në portë. Këtë po kërkojmë ne, të mblidhen strukturat drejtuese me këtë objekt. E ardhmja është hapja e garave, nëse strukturat nuk mblidhen ku diskutohen këto, i bie që jemi kthyer në parti memece”, theksoi ai./ Dosja.al

ilir alimehmeti partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll