Politike

"Shqipëria është e vjedhur" Memelli: Fermerët nuk mbështeten, pensione mizerabël

Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës, Memelli tha se fermerët nuk mbështeten, nuk subvencionohen dhe fondet e IPARD, janë bllokuar sepse ende nuk dihet se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para.

1 Dhjetor 2025, 19:14 Nga E.d

"Shqipëria është e

TIRANË- Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmina Memelli ka deklaruar sot se qytetarët shqiptarë janë të vjedhur dhe janë të vjedhur pikërisht nga ata që sot duhet t'i mbështesnin dhe t'ju shërbenin për t'ju garantuar një jetesë dinjitoze në vendin e tyre. Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës, Memelli tha se fermerët nuk mbështeten, nuk subvencionohen dhe fondet e IPARD, janë bllokuar sepse ende nuk dihet se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para.

Ajo tha se familjet në nevojë, përveç se trajtohen me shifra qesharake, qeveria ju ka lënë pothuajse të njëjtin buxhet dhe ka ulur edhe numrin e familjeve që përfitojnë nga trajtimi ekonomik. Sipas saj nga 64.000 familje, është ulur në 59 familje që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Në fund, Memelli tha se pensionistët trajtohen me pensione mizerabël, të cilat nuk dalin dot as dhjetë ditëshin e parë të muajit dhe jo më ta mbyllin atë. 

"Sepse Shqipëria për fat të keq është e vjedhur. Qytetarët shqiptarë janë të vjedhur dhe janë të vjedhur pikërisht nga ata që sot duhet t'i mbështesnin dhe t'ju shërbenin për t'ju garantuar një jetesë dinjitoze në vendin e tyre. Zoti kryeministër, realiteti i shqiptarëve nuk është ai realitet që ju tregojnë ju ministrat duke ngrënë kumbulla mbas shpinës suaj për arritje të suksesshme në arsim, në bujqësi, në turizëm apo në shëndetësi e kudo. Dhe ju me fytyrë nga muri, duke pirë verën tuaj 33.000 euro shishja, i besoni. Realitetin shqiptar e njohin dhe e jetojnë të gjithë ata prindër që çdo mëngjes nisin fëmijët e tyre për në shkollë, me shpresën që mos të ndodhë asgjë sepse siguria në shkollat e vendit tonë është pothuajse inekzistente. Realitetin e njohin dhe e jetojnë të gjithë ata fermerë që hedhin nëpër kanale mundin dhe djersën e tyre, sepse në Shqipëri nuk ka treg për prodhimet vendase.

Ju janë hapur portat mallrave të importit, që po helmojnë dita-ditës qytetarët shqiptarë. Fermerët nuk mbështeten, nuk subvencionohen dhe ato fonde dedikuar tyre, fondet e IPARD, janë bllokuar sepse ende nuk dihet se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para. 112 milionë euro që sot do t'ju jepnin mundësi fermerëve shqiptarë të merrnin frymë. Sigurisht, në qoftë se do të arrinin deri tek ata. Familjet në nevojë, përveç se trajtohen me shifra qesharake, qeveria ju ka lënë pothuajse të njëjtin buxhet dhe ka ulur edhe numrin e familjeve që përfitojnë nga trajtimi ekonomik. Nga 64.000 familje, janë ulur në 59 familje që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Për të mos folur për shtresën më vulnerabël të shoqërisë sonë, që janë pensionistët. Trajtohen me pensione mizerabël. Nuk dalin dot dhjetë ditëshin e parë të muajit dhe jo më ta mbyllin atë. Të gjitha këto edhe më shumë, duhet një natë dimri, thotë populli shqiptar për t'i treguar, dështimet e kësaj qeverie, kanë bërë që qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugët e emigrimit dhe sot Shqipëria të vuajë një nga plagët më të thella, shpopullimin." tha Jasmina Memelli./Dosja.al

jasmina memelli pl opozita

Sondazh

Poll