Politike

“Kam ardhur këtu me lekë borxh”, ish-naftëtari tregon bisedën me Ramën në protestën e PD: Më tha 'a ke bërë denoncim', i thashë kam bërë aq shumë sa...

Një prej tyre, i ardhur nga Fier, tregoi se ka udhëtuar me lekë borxh për t’iu bashkuar tubimit, pasi sipas tij vetëm Partia Demokratike i ka dhënë mundësinë të shprehë shqetësimet e tij.

1 Dhjetor 2025, 19:03 Nga M.L
“Kam ardhur këtu me lekë borxh”, ish-naftëtari tregon
Protestuesi

TIRANA- Përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Një prej tyre, i ardhur nga Fier, tregoi se ka udhëtuar me lekë borxh për t’iu bashkuar tubimit, pasi sipas tij vetëm Partia Demokratike i ka dhënë mundësinë të shprehë shqetësimet e tij.

Qytetari shprehu pakënaqësinë për mos-dhënien e pensionit prej dy vitesh e gjysmë dhe për mënyrën se si u mbyll procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative, pa praninë e tij. Ai përmendi gjithashtu një takim me kryeministrin Edi Rama në vitin 2021, ku kishte paraqitur problemet e tij, pa marrë një zgjidhje.

“Kam ardhur me lekë borxh në protestë, se PD mi ka hapur dyert. Kam pasur një proces gjyqësor se jam ish-naftëtar, dhe ka 2 vite e gjysmë që s’me jepet pensioni. Përfitoj 80% të pagës mininale, hapa gjyq dhe nuk më dhanë avokat. Gjykata Administrative ma mbylli gjyqin pa qenë vetë prezentë. Ja ky është shteti! E kam takuar personalisht në shkurt të 2021 dhe më tha a ke bërë denoncim. I thashë kam bërë aq shumë, sa i gjithë populli shqiptar. Se nuk është portali “Shqipëria që duam”, se kanë çuar gjithë njerëzit e tyre. Si ka mundësi më tha? I thash që e çoj kokën time në dhe, dhe ky është rezultati”, tha protestuesi./ Dosja.al

partia demokratike foltorja 2

Sondazh

Poll