Aktualitet

“Hajdeni merreni, ka koronavirus”, banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alarmohen nga kinezi endacak, thërrasin policinë d

11 Shkurt 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Hajdeni merreni, ka koronavirus”, banorët në bulevardin

TIRANË- Banorët e Bulevardit “Zogu I”, kanë alarmuar policinë dhe ambulancën pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre. “Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,”– mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.

Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet mjaft qartë se si mjekët të super maskuar me veshjen mbrojtëse futen në hyrjen e pallatit dhe i afrohen personit për të cilin është bërë telefonata. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se shtetasi kinez qëndronte ashtu i shushatur në një cep te hyrjes dhe priste që ta merrnin e ta çonin për të bërë analizat përkatëse. Në pamje të parë ai duket që është rreth moshës 35 vjeç dhe mban nja çantë me sendet e tij në shpinë.

“Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus. Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë. Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim i zonës për Dosja.al.

Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona.

Ky virus që u përhap fillimisht në Whan në Kinë ka sjellë panik edhe në Shqipqëri, ku shtetasit kinezë jo pak herë kanë rënë edhe pre e sulmeve. Kujtojmë rastin në Sarandë, që një i ri kinez u sulmua me fjalë dhe u ofendua nga disa shqiptarë, të cilët e quanin ‘sëmundje’.

f.m/ dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulevardi zogu i pare kinezi alarmon tiranen koronavirusi ne shqiperi tirane bulevardi zogu i pare kinezi alarmon tiranen koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 13:49

TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroporti...