Kthehen 40 azilantë nga Franca e Belgjika, Policia: Mos provoni kot, shanset për azil janë zero (VD)
11 Shkurt 2020, 15:29Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Shtetit ka kryer sot një tjetër operacion për riatdhesimin e 40 shtetasve shqiptarë që kishin këkruar azilin në Francë dhe Belgjikë. Sipas një njoftimi për mediat Policia bëm me dije se 34 persona janë kthyer nga Franca dhe 6 të tjerë nga Belgjika.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit më tej apelojnë të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijojnë operacionet e riatdhesimit të atyre shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.). Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shtetas shqiptarë. Prej janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas. Mesditën e sotme, nga Patrulla e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.), me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, Francë, u riatdhesuan 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.
Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Operacioni Forca e Ligjit (OFL) vijon aksionin për ndalimin dhe kontrollimin e mjeteve të blinduara. Këtë mesditë OFL mësohet se ka bllokuar 6 auto...
ORIKUM– Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Orikum. Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë moçalore,ku ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur. ...
TIRANË- Ndërsa të gjitha strukturat e policisë, ato të Shërbimit Inteligjent, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me operacionin “Forca e Ligjit”, janë...
Aktualitet11 Shkurt 2020, 13:49
TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroporti...
TIRANË- KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Ta...
TIRANË- 22 ditë pas rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve, Jan Prenga, shpresat e familjes për gjetjen e trupit, janë venitur. Prenga, vëllai i 4 djemve të tje...
Durrës– Një tentativë grabitje në një banesë ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në qytetin ...
Durrës- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt 4 katësh në qytetit e Durrësit, pasi pë...