TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroportit. Autoriteti i Aviacionit Civil në një njfotim për mediat ka bërë me dije se në fokus të kësaj vizite teknike është analizimi i kushteve të sigurisë së pistës si dhe marrja e masave të nevojshme për të parandaluar aksidentet apo incidentet e lidhura me pistat e avionëve.
Ekspertët janë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe përgjatë 4 ditëve do të zbërthejnë të gjithë zinxhirin përbërës të dokumentacionit, programeve, planeve, zbatimin e rregullave si dhe analizimin e rreziqeve. Po ashtu njoftohet se e gjithë pista dhe rrugët lidhëse të aeroportit do të riasfalftohen me një cilësi shumë të lartë dhe vëzhgim ndërkombëtar.
NJOFTIMI I PLOTË
Kishim kohë që koordinonim me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) një vizitë në #Tiranë të ekspertëve të sigurisë në operim të pistave të aeroporteve. Kjo fushë specifikisht teknike lidhe më masat efektive të nevojshme për të parandaluar dhe/ose reduktuar aksidentet apo incidentet e lidhura me pistat e avionëve. Bashkë me kolegë nga Aeroporti, Albcontrol, Forcat Ajrore, Air Albania dhe Albaëings pritëm sot 6 ekspert të #ICAO, #Eurocontrol dhe #ACI (tre ekspertë nga aeroporti i Brukselit dhe i Shën Peterburgut), të cilët përgjatë 4 ditëve në #Tiranë do të zbërthejnë të gjithë zinxhirin përbërës të dokumentacionit, programeve, planeve, zbatimin e rregullave, analizimin e rreziqeve, zgjidhja e tyre etj. në lidhje me sigurinë në operim të pistës (Runëay Safety). Në fund të kësaj vizite do kemi një raport të detajuar me hapa konkret për të garantuar që standardi më i lartë ndërkombëtar është duke u zbatuar edhe në Rinas.
Përfitojmë nga rasti të informojmë lexuesin në lidhje me projektin që është duke u zhvilluar në Rinas në lidhje me pistën dhe rrugët lidhëse të saj, i quajtur “Airfield 2020”. Ky projekt ka filluar para një viti dhe konsiston në ribërjen e rrugëve lidhëse të pistës dhe do të përfundojë këtë vit me riveshjen totale të pistës me asfalt. Duke qenë se kemi vetëm një aeroport ndërkombëtar, me vetëm një pistë, procesi i ribërjes së pistës është një ngjarje jo e zakonshme, që përsëritet një herë në 20 vjet në vendin tonë (hera e fundit ka qenë viti 1998), dhe e cila kërkon një nivel ekspertize të lartë nga të gjithë palët e përfshira. Veçanërisht në 2020, ku kemi 300% e më shumë pasagjer sesa 20 vite më parë, është e rëndësishme që çdo gjë të shkojë sipas planeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Prandaj dhe vizita e ekspertëve të huaj të #ICAO, #Eurocontrol dhe #ACI është kaq e rëndësishme për ne në këtë moment. Suksese #ekipit! ??????
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Ta...
TIRANË- 22 ditë pas rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve, Jan Prenga, shpresat e familjes për gjetjen e trupit, janë venitur. Prenga, vëllai i 4 djemve të tje...
Durrës– Një tentativë grabitje në një banesë ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në qytetin ...
Durrës- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt 4 katësh në qytetit e Durrësit, pasi pë...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike se për Strukrurën e Posaçme Anti-Korrrupsion kanë shprehur interes 3 prokurorë. Sipas KLP, bë...
Aktualitet11 Shkurt 2020, 12:37
Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete,...
TIRANË– Avokati i Emiljano Shullazit ka reaguar menjëherë pas kërkesës së “OFL” për justifikimit të pasurisë së klientit të tij. Në një deklaratë për medi...
TIRANË- Fatmira Hajdari, e ëma e deputetes Rudina Hajdari do të jetë gjyqtarja e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe d...