Aktualitet

Ngacmonin seksualisht gratë që shkonin për të denoncuar burrat në Komisariat, gjyqtarja që liroi Indrit Doklen kthen në d

11 Shkurt 2020, 15:55 Nga DOSJA
Ngacmonin seksualisht gratë që shkonin për të denoncuar

KRUJË- Gjykata e Krujës ka vendosur sot kthimin në punë të 2 punonjësve të Policisë, të cilët u pezulluan nga detyra, pasi akzuoheshin për disa vepra penale. Me një vendim të marrë sot nga Gjykata e Krujës, efektivët Kadri Daci dhe Muharrem Celami duhet të kthehen në punë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha që liroi Endrit Doklen disa ditë më parë.

 

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i pezulluar ata nga detyra së bashku me 7 me 5 efektivë të tjerë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke u përfshirë në favorizimin e kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, e duke mos raportuar ngjarjet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se këta efektivë kanë manipuluar ngjarje, ndërsa 2 policët që janë kthyer sot në detyrë akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht gratë që denonconin se i rrihnin burrat.

Në një njoftim zyrtar, SHÇBA sqaroi se policët e pezulluar ishin pjesë e Komisariatit të Krujës, dhe se gjatë hetimit është sekuestruar edhe një sasi kanabisi. Gjithashtu, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krujes kadri daci kthehen ne pune 2 policet muharrem celami policet ngacmojne seksualisht grate gjykata e krujes kadri daci kthehen ne pune 2 policet muharrem celami policet ngacmojne seksualisht grate

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 13:49

TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroporti...