Zbulohet urdhri i Lleshajt për drejtoritë rrugore, ‘luftë’ makinave të luksit: Mos rinovoni asnjë targë
TIRANË- Ndërsa të gjitha strukturat e policisë, ato të Shërbimit Inteligjent, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me operacionin “Forca e Ligjit”, janë në rrugë, duke kaluar në sitë të gjithë mjetet luksoze, një urdhër i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, u kërkon Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, i cili tha se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi.
Në udhëzimin e dërguar, ministri Lleshaj thotë se konstatohet se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedentë penalë dhe vihet re mungesë informacioni në rastet e ndërrimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera. Nuk dihet sa është numri i mjeteve të blinduara, që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë, sepse nuk është mbajtur një database për to, por prej tre muajsh nuk po lejohet më pajisja me dokumentacion të rinovuar dhe targimi i tyre.
“Zbatim të shkresës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ‘Mbi pezullimin e dhënies së autorizimeve për mjet të blinduar’. Me përmbajtjen e saj njihen Shefat e Sektorëve të Policisë Rrugore pranë DVP, si dhe Shefi i Sektorit të rendit dhe Shefi i komisariatit rajonal të policisë rrugore në DVP Tiranë, me qëllim zbatimin në praktikë të detyrimit për pezullim/ndërprerjen deri në një njoftim të dytë, të të gjithë procedurave administrative në lidhje me lëshimin e autorizimeve për targimin dhe qarkullimin e mjeteve të blinduara në pronësi/përdorim të personave fizik. Deri në ndryshimin e aktit normativ ekzistues, edhe nëse ndonjë shtetas disponon një kontratë të rregullt ligjore si pronar i mjetit të blinduar dhe ata që aktualisht disponon një targë të rregullt të regjistrua të mjetit të blinduar nuk do të pajiset me autorizimin për targimin e tij apo autorizim të posaçëm për qarkullim deri në një njoftim të dytë. Për rrjedhojë nuk do të lejohen të qarkullojnë”, shkruhet në deklaratën drejtuar Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.
(K.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Më bëj deputet!’/ Denar Biba merr letrën e çuditshme, kush është personi nga Vlora që kërkon mandatin nga K
TIRANË- KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Ta...
DOSJA-JAN PRENGA/ Rrëmbimi u ‘zbërthye’ nga Gramoz Rexhepi, padroni i drogës u tradhtua nga Gentian Doçi, negociatat dë
TIRANË- 22 ditë pas rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve, Jan Prenga, shpresat e familjes për gjetjen e trupit, janë venitur. Prenga, vëllai i 4 djemve të tje...
Plagosja me armë në Durrës/ Policia identifikon “skifterin”, në kërkim 27-vjeçari, dyshohet edhe si autor i grabitjes
Durrës- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Astrit Thaçi, pasi dyshohet se është autori që plagosi mbrëmjen e djeshme Rexhep Tere...
Hajduti u fut në banesë për të grabitur dhe plagosi 42-vjeçarin, flasin familjarët: Desh na vrau fëmijët (VD)
Durrës– Një tentativë grabitje në një banesë ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në qytetin ...
2 kg eksploziv/ Si u shemb në pak sekonda banesa 4-katëshe në Durrës, gjithë zona u mbulua me tym (VD)
Durrës- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt 4 katësh në qytetit e Durrësit, pasi pë...
‘Burg brenda burgut!’/ Kush e liroi Vladimir Gjutën, si i sulmonte gardianët kur i çonin ushqim, u kafshonte duart me aca
Arrestimi i radhës i Vladimir Gjutës, i moshës 40 vjeç nuk ishte aspak surprizë. “Policia ishte në pritje të çudirave të Gjutës dhe për këtë shkak...
Vakancat në SPAK, kush janë tre prokurorët që garojnë për dy vende
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike se për Strukrurën e Posaçme Anti-Korrrupsion kanë shprehur interes 3 prokurorë. Sipas KLP, bë...
OFL vepron ndaj Shullazit, avokati Meçe: Është ‘show’, klienti im s’ka gjë për të fshehur, posedon vetëm një banes
TIRANË– Avokati i Emiljano Shullazit ka reaguar menjëherë pas kërkesës së “OFL” për justifikimit të pasurisë së klientit të tij. Në një deklaratë për medi...