Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Orikum, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
ORIKUM– Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Orikum. Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë moçalore,ku ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur. ...
DURRËS- Operacioni Forca e Ligjit (OFL) vijon aksionin për ndalimin dhe kontrollimin e mjeteve të blinduara. Këtë mesditë OFL mësohet se ka bllokuar 6 automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh, ku po verifikohet nëse janë të vjedhura apo jo.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pronarët e mjeteve të blinduara janë Xhevdet Troplini, Elvis Doçi, Bledin Doçit dhe Ilir Gjyzelit. Konkretisht, Troplinit iu bllokua makina e blinduar e llojit ‘Jeep’, Elvis Doçit një automjet i llojit ‘Audi’, Bledin Doçit një ‘Benz’ dhe Ilir Gjyzelit një ‘Jeep’.
Sot OFL i ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij.
Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. 3 ditë më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja. Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Dje në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ORIKUM– Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Orikum. Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë moçalore,ku ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur. ...
TIRANË- Ndërsa të gjitha strukturat e policisë, ato të Shërbimit Inteligjent, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me operacionin “Forca e Ligjit”, janë...
TIRANË- KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Ta...
TIRANË- 22 ditë pas rrëmbimit të babait të 5 fëmijëve, Jan Prenga, shpresat e familjes për gjetjen e trupit, janë venitur. Prenga, vëllai i 4 djemve të tje...
Durrës- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Astrit Thaçi, pasi dyshohet se është autori që plagosi mbrëmjen e djeshme Rexhep Tere...
Durrës– Një tentativë grabitje në një banesë ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në qytetin ...
Durrës- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt 4 katësh në qytetit e Durrësit, pasi pë...
Arrestimi i radhës i Vladimir Gjutës, i moshës 40 vjeç nuk ishte aspak surprizë. “Policia ishte në pritje të çudirave të Gjutës dhe për këtë shkak...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike se për Strukrurën e Posaçme Anti-Korrrupsion kanë shprehur interes 3 prokurorë. Sipas KLP, bë...