Aktualitet

‘Më bëj deputet!’/ Denar Biba merr letrën e çuditshme, kush është personi nga Vlora që kërkon mandatin nga K

11 Shkurt 2020, 13:40 Nga DOSJA
‘Më bëj deputet!’/ Denar Biba merr letrën e

TIRANË- KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë.

Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ Z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008. Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:

I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.

Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat. Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denar biba kqz tasim emin mehmeti tasim mehmeti kerkon mandatin denar biba kqz tasim emin mehmeti tasim mehmeti kerkon mandatin

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 12:37

Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete,...

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...