Aktualitet

“Na vënë shkelmin në stomak, armën në kokë”/ Shqiptari i dënuar rrëfen dhunën në burgun grek: E paguajnë të gjit

11 Shkurt 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Na vënë shkelmin në stomak, armën në

TIRANË- Një i burgosur shqiptar në një burg të sigurisë së lartë të Greqisë ka folur sot në emisionin Shqipëria Live, ku ka treguar se në burgjet greke ka dhunë e racizëm, kryesisht ndaj shqiptarëve, të cilët vuajnë dënimin atje.

I burgosuri nga Dibra tha se është dënuar për një grabitje. Gjatë lidhjes telefonike, ai u shpreh është i bindur nga rastet që ka parë me sytë e tij në burgun grek, se edhe rasti i të riut nga Shkodra në burgun francez, Mentor Rexha është vrasje, jo vetëvrasje siç pretendohet nga autortitetet fanceze.

Prej sa kohësh në burg?

Kam 12 vjet në burg

Për cfarë jeni dënuar?

Për një grabitje

Si trajtoheni atje?

Varet si sillesh në përgjithësi, sipas rrethanave. Në probleme e paguan.

Ka raste që ju keqtrajtojnë?

Unë personalisht kam shenja në trup, ata me maska me elektroshok e me të gjitha.

Edhe kur silleni mirë?

Ishte një rast kohët e fundit në burgun e sigurisë së lartë, ndodhi dicka, e paguam të gjithë, erdhën e na vunë armën në kokë brenda në qeli, që nuk lejohet që jemi në burg e të vijë të na vejë armën në kokë e të na vënë shkelmën në stomak. Edhe Mentor Rexhën e kanë vrarë jam i bindur se i bëjnë këto gjëra.

Pashë nënën e atij të shkretit dhe më erdhi keq se edhe unë njeri me ndienja jam.

Ju keni dhënë një kontribut për familjen e Mentorit?

Nuk është nevoja ta themi prap. Unë po them që e kanë drejtpërsëdrejti me ne shqiptarët.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i denuari ne burgun grek mentor rexha shqiperia live i denuari ne burgun grek mentor rexha shqiperia live

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 13:49

TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroporti...