Politike

Ndryshimi i procedurës së betimit të anëtarëve të Kushtetueses, PD: Rama po synon të kapë këtë institucion, goditje e

11 Shkurt 2020, 13:39 Nga DOSJA
Ndryshimi i procedurës së betimit të anëtarëve të

TIRANË- Partia Demokratike, me anë të Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata,  ka reaguar pas nismës së PS për ndryshimin e procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim ngë selia blu, Gjata u shpreh se kjo është një goditje e rëndë kundër Reformës në Drejtësi dhe Kushtetutës së vendit.

Më tej Sekretari për Çështjet Ligjore, tha se interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese. “Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj”, shtoi ai.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama ka parashikuar të kryejë të enjten një goditje të rëndë ndaj reformës në drejtësi dhe Kushtetutës së vendit, me qëllim heqjen e çdo pengese ligjore për planet e tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kontrolli prej tij i gjykatës që do të gjykojë vlefshmërinë apo jo të votimeve moniste të 30 qershorit, e ka detyruar Edi Ramën të deformojë akoma më shumë reformën në drejtësi.  Interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj.

Pasi dështoi me skemën për të imponuar emërime të paligjshme në këtë gjykatë, Edi Rama po tenton të ndryshojë procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shërbëtorët e tij në drejtësi nuk do të shkojnë më të bëjnë betimin para noterit, siç ndodhi pak javë më parë, por do ta bëjnë atë me postë, përmes një deklarate e shkrim. Ky akt shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të pavarur, duan një gjykatë kushtetuese që mbron interesin publik dhe jo interesin privat të politikanëve dhe kryeministrit të vendit. Mbi të gjitha, akti i Edi Ramës është një goditje kundër Kushtetuës dhe shtetit ligjor, pasi në neni 129 i Kushtetutës sanksionon në mënyrë të qartë dhe urdhëruese se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj procedure tjetër betimi, as me noterët, as me postierët e Edi Ramës.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka dhënë vetë zgjidhjen. Në rast konflikti shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Por 4 vjet pas miratimit me konsensus të ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është funksionale, sepse Edi Rama e ka zvarritur për të bërë këtë që ka planifikuar të enjten- të marrë kontrollin politik edhe të gjykatës më të lartë të vendit.  Për Partinë Demokratike ky është një akt I dënueshëm, që shkon kundër aspiratës së shqiptarëve për një shtet ligjor, që funksionon me standardet më të mira europiane dhe për një drjetësi që të barabartë për çdo qytetar.

Partia Socialiste që është dhe maxhorancë qeveristës ka propozuar që anëtarët e Gjykatës kushtetuese, që deri tani kanë detyrim Kushtetues që të betohen tek Presidenti e më pas të marrin detyrën të mos e bëjnë më këtë ceremoni. Sipas ndryshimeve mësohet se Presidenti do shmanget dhe gjyqtarët mund të nënshkruajnë betimin me një dokument dhe ta dorëzojnë në Presidencë formalisht.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata ngërçi me gjykatën kushtetuese partia demokratike reforma ne drejtesi clirim gjata ngërçi me gjykatën kushtetuese partia demokratike reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...