Politike

Shehu publikon peticionin e kirurgëve drejtuar Manastirliut: Mos zhvendos sallat e operacionit

11 Shkurt 2020, 13:13 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar sot një peticion të kirurgëve drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas peticionit të publikuar nga Shehu, kirurgët kërkojnë që të mos zhvendoset plotësisht salla e operacionit të urgjencës.

Ndërkohë Shehu shkruan se të gjitha këto vendime arbitrare, së bashku me uljen drastike të kapaciteteve të kirurgjive, pa asnjë konsultë e diskutim me specialistët, bien ndesh dhe me strategjinë e zhvillimit të QSUT, dëmtojnë rëndë shërbimin në nivel kombëtar dhe cilësinë e tij ndaj pacientëve.

“Kur padija vendoset para profesionalizmit e shkences!!! QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale dhe demtuese te sherbimit ndaj pacientit. Eshte krejt i drejte dhe racional kerkesa e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pashembullt te mbylljes se dy sallave te urgjences, duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me ata qe punojne, njohin mire rregullat dhe ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira dhe deri diskriminuese.

Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh dhe cilesor,  i perfunduar me 2012-en po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per t’u perfunduar me copezimin e Urgjences nga zhvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme. Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e tij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik. Une pershendes reagimin e pergjegjshem te kolegeve te kirurgjise, pa te cilet nuk mund te ndermerren te tilla hapa, sepse kur arbitrariteti vendoset para profesionalizmit, jo vetem ndalon zhvillimin, por con ne shkaterrim”, shkruan Shehu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...