Aktualitet

11 Shkurt 2020, 12:37 Nga DOSJA

Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete, Vladimir Gjuta, person me precedent penal. Policia njofton se ndaj Vladimir Gjutës në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës, ka nisur një hetim pasuror. Më tej sqarohet në njoftim se 40-vjeçarit është sekuestruar, një mjet i blinduar tip “Audi A8”, një pistoletë, 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit V. Gj. 40-vjecari V.Gj, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma të mëdha parash. Sekuestrohet edhe një automjet i blinduar që e kishte në përdorim 40-vjeçari V. Gj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash. Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja. Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas. Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj. Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vladimir Gjuta u arrestua ditën e djeshme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. Arrestimi i 40-vjeçarit erdhi 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin. Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.  Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...