Aktualitet

OFL vepron ndaj Shullazit, avokati Meçe: Është ‘show’, klienti im s’ka gjë për të fshehur, posedon vetëm një banes

11 Shkurt 2020, 12:13 Nga DOSJA
OFL vepron ndaj Shullazit, avokati Meçe: Është

TIRANË– Avokati i Emiljano Shullazit ka reaguar menjëherë pas kërkesës së
“OFL” për justifikimit të pasurisë së klientit të tij. Në një deklaratë për mediat, Vladimir Meçe është shprehur se gjithçka është një ‘show’ nga forcat e anti-KÇK-së pasi Shullazi ka rezultuar njëherë i pastër nga ligji anti-mafia.

“Para se të kërkonte deklarimin mund të bënte një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik.  E gjitha është show. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Klienti im nuk ka pasuri të paligjshme.  Ka vetëm një banesë me një sipërfaqe modeste që i ka kaluar ligjit anti-mafia. Megjithatë, klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL në kohë,”-është shprehur avokati.

Ditën e sotme (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij. Aktualisht Shullazi është në një proces gjyqësor, pasi po apelon vendimin e Gjykatës me 14 vite burg për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shullazi vladimir meçe anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shullazi vladimir meçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...