Aktualitet

Lobimi/ Lulzim Basha në duart e mamasë së Rudina Hajdarit, gjyqtarja e çështjes Fatmira Hajdari

11 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA
Lobimi/ Lulzim Basha në duart e mamasë së Rudina Hajdarit,

TIRANË- Fatmira Hajdari, e ëma e deputetes Rudina Hajdari do të jetë gjyqtarja e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Të tre akzuzohen për “falsifikim të formularëve”, dosje të cilën Gjykata e Tiranës e pushoi për mungesë provash.

Më 13 janar , gjyqtari Lazer Sallaku vendosi  të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Por organi i akuzës  më 27 janar apeloi vendimin dhe është prokurori Kol Hysenaj ai që është shprehur kundër vendimit pasi ka theksuar se ekziston fakti penal për të të akuzuarit në këtë çështje.

Emri i Fatmira Hajdarit dhe dy gjyqtarëve të tjerë, Alaudin Malajt dhe Shpresa Becajt është zgjedhur sot pas një shorti që u zhvillua në Gjykatën e Apelit lidhur me çështjen. Ende nuk dihet nëse Hajdari do të pranojë të gjykojë rastin apo do të tërhiqet me arsyen e konfliktit të interesit. 

Por cila është lidhja e Fatmira Hajdarit me Partinë Demokratike, dhe pse hyn në “lojë” e bija e saj deputete?

Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari është e veja e liderit historik dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike. Duke ndjekur gjurmët e të atit, vajza e tij Rudina gjithashtu u anëtarësua në PD dhe me “bekimin” e Bashës u bë pjesë e listës së Tiranës në vitin 2017. Shumë shpejt brenda saj u rrit ‘rebelimi’ lidhur me politikat që ndiqeshin brenda partisë, që kulmoi në momentin e djegies së mandateve nga opozita thuajse një vit më parë. Rudina Hajdari dhe deputeti tjetër Myslim Murrizi ishin të vetmit nga radhët e PD-së që nuk e dogjën mandatin e tyre. Pikërisht nga ky moment, Murrizi u përjashtua nga partia ndërsa Hajdari jo, edhe pse procedurat nisën…megjithatë nuk u finalizuan kurrë. Si deputete tashmë, Rudina Hajdari nisi të kritikonte Bashën për “gabime” në drejtimin e PD duke e cilësuar mënyrën e tij të politikës si të vjetër dhe në dëm të demokratëve dhe shqiptarëve. Pas akuzave për Bashën, në media filluan të qarkullonin fjalë se Rudina nuk e kishte djegur mandatin e saj për të shpëtuar të ëmën gjyqtare nga ‘sita’ e Vettingut. 

Historia e Lobimit

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

J.V.k.m./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari gjykata e apelit pushohet hetimi per bashen fatmira hajdari gjykata e apelit pushohet hetimi per bashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...