Aktualitet

OFL ‘godet’ sërish, kërkohet justifikimi i pasurisë së Shullazit, në ‘lupë’ edhe miku i tij Gjergj Cukali (VD)

11 Shkurt 2020, 11:18 Nga DOSJA
OFL ‘godet’ sërish, kërkohet justifikimi i pasurisë

TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij. 

Akuzat ndaj Shullazit

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

Kush është Cukali, i riu që vrau ish-policin Bilali dhe miqësia me Shullazin

Gjergj Cukali u arrestua në maj të vitit të shkuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilalit. Cukali është zbuluar nga ADN-ja e gjetur në automjetin që u përdor për ekzekutimin e ish-policit. Por u lirua disa ditë më parë nga Gjykata e Apelit. Ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç u vra me armë zjarri më datë 30 janar të vitit 2018 teksa po ecte në drejtim të banesës së tij. 15 plumbat e qëlluar mbi ish-policin e lanë të vdekur në vend.  40-vjeçari njihet si një person me precedentë penalë. Ai njihet si ‘i forti’ i Myslym Shyrit dhe për miqësinë që ka me Emilajno Shullazin. Por vrasja e Bilalit nuk ka qënë e vetmja akuzë që ka rënduar në “shpatullat” e Cukalit. Në vitin 2006, ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 10 vite burg për rrëmbim e pengmarrje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjokadhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  3 ditë  më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Dje në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shullazi gjergj cukali anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shullazi gjergj cukali

Sondazh

Poll