Aktualitet

Krimet mjedisore, Ardi Veliu kërkon më shumë rezultate: Të rritet cilësia e hetimeve

11 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Krimet mjedisore, Ardi Veliu kërkon më shumë rezultate: Të

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka marrë pjesë  në konferencën për krimet mjedisore dhe sigurinë kombëtare që u  mbajt sot në Tiranë, ku u adresuan problematikat kryesore në këtë fushë.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë konferencë, Veliu tha se në këtë fushë Policia ka bërë hapa konkretë duke arrestuar shumë persona apo duke marrë edhe masa parandaluese. Por dhe pse e vlerësoi punën e policisë së mirë, kërkoi më shumë rezultate dhe një qasje të re ndaj këtyre krimeve.

Shqetësimet për krimet mjedisore dhe sigurinë mjedisore në tërësi janë sot shqetësimet më të mprehta në shkallë globale. Njerëzimi ndodhet përballë kërcënimeve serioze klimatike dhe mjedisore të patrajtuara gjerësisht më parë. Është kjo arsyeja që institucionet shtetërore dhe çdo qytetar të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit. Policisë i lind detyra të shtojë masat për parandalimin dhe hetimin e krimeve mjedisore. Janë të shumta krimet mjedisore për të cilat nevojitet një qasje e re. Kjo qasje lidhet sa me përmirësimet ligjore që trajtojnë veprat penale që lidhen me cenimin e mjedisit, aq edhe me funksionet dhe strukturat e agjencive ligjzbatuese, të cilat duhet të parandalojnë e të frenojnë këto akte kriminale ndaj mjedisit.

Trajtimi i llojeve të veprave penale dhe kuptimi i tyre në lidhje me krimin mjedisor në Shqipëri, i parë në kuadrin ligjor dhe institucional duhet të jenë, jo vetëm pjesë e objektit të punës së Policisë të Shtetit, por duhet të zënë fill që nga programet e cikleve studimore e deri te trajnimet shumë specifike policore. Nisur nga puna shumë serioze që po bëhet nga të gjitha institucionet për plotësimin e detyrimeve të anëtarësimit në BE, edhe hartimi i një legjislacioni penal mjedisor, të përafruar me legjislacionin e BE-së, është një mbështetje shume solide për rezultatet e institucioneve ligj zbatuese. Në këtë kontekst, Policisë së Shtetit i del si detyrë intensifikimi i punës së strukturave të saj për shtimin e numrit, por edhe rritjen e cilësisë së hetimit të veprave penale që lidhen me krimet mjedisore”, tha ndër të tjera numri një i uniformave blu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu krimet mjedisore policia e shtetit dhe krimet mjedisore ardi veliu krimet mjedisore policia e shtetit dhe krimet mjedisore

Sondazh

Poll