Aktualitet

EMRAT+FOTO/ Vrasja e Ibrahim Bashës dhe ekzekutimet në Tiranë dhe Durrës, cilët janë 3 personat në kërkim, të dënuar m

11 Shkurt 2020, 10:11 Nga DOSJA

Tiranë- Policia e Shtetit ka nxjerrë emrat e tre peronave të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët janë në kërkim. Bajram Boci është dënuar me burgim të përjetshëm pasi më 24 qershor të 2015 ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë, ngjarje ku humbi jetën efektivi i FNSH-së, Ibrahim Basha. Ndërsa Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi më 7 mars të 2001, në fshatin Shetel të Shijakut vrau personin me iniciale Xh. B, pasi hyri për të vjedhur në banesën e këtij të fundit.  Personi i tretë është Jashar Begani i dënuar me burgim të përjetshëm pasi më 21 korrik të 1997 vrau dy persona në Tiranë, përkatësisht me iniciale , A. L. (B.) dhe Z. K.

Njoftimi i Policisë:

3 personat e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban baftjari bajram boci emrat e 3 vrasësve jashar begani alban baftjari bajram boci emrat e 3 vrasësve jashar begani

Sondazh

Poll