Aktualitet

Panik në Kamëz, sherr mes disa personave, plagoset me thikë 25-vjeçari, arrestohet i riu

11 Shkurt 2020, 10:55 Nga DOSJA
Panik në Kamëz, sherr mes disa personave, plagoset me thikë

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin me iniciale I.P, pasi në bashkëpunim mes disa persona të tjerë, gjatë një sherri në “Bulevardin Blu” në Kamëz, ka plagosur me thikë 25-vjeçarin me iniciale R.K.

Po kështu është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” edhe personi me iniciale E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

Njoftimi i Policisë:

Plagos me thikë 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia. Sekuestrohet mjeti prerës thikë, me të cilën autori kreu plagosjen. Procedohet penalisht edhe një 34 vjecar, për plagosje të lehtë me dashje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”. Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 25-vjeçari në kamëz plagosje në kamëz plagoset 25-vjeçari në kamëz plagosje në kamëz

Sondazh

Poll