Politike

Samiti për Planin e Rritjes, ministrja Spiropali: Tirana u bë sërish qendra e Evropës! Afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

 Pas përfundimit të tij, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, duke theksuar se Shqipëria dhe kryeqyteti u bë sot sërish qendra e Europës.

21 Nëntor 2025, 16:57 Nga M.L
Samiti për Planin e Rritjes, ministrja Spiropali: Tirana u bë
Elisa Spiropali

TIRANA- Kryeqyteti shqiptar, Tirana, u bë sot epiqendra e politikës europiane, duke mirëpritur liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Samitin për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pas përfundimit të tij, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, duke theksuar se Shqipëria dhe kryeqyteti u bë sot sërish qendra e Europës.

Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.

“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, shkroi Spiropali./ Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll