Politike

Kapri i drejtohet Ramës: Keni thënë se PS nuk bëhet logo dhe mburojë

Ndaj në lidhje me këtë, ai pyeti kryeministrin nëse do e shkarkojë nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.

19 Nëntor 2025, 10:54 Nga E.d
Kapri i drejtohet Ramës: Keni thënë se PS nuk bëhet
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri iu drejtua kryeministrit, duke i kujtuar atë çfarë ai kishte deklaruar më parë në lidhje me PS-në.

Kapri tha se Rama ka thënë se PS nuk bëhet logo dhe mburojë. Ndaj në lidhje me këtë, ai pyeti kryeministrin nëse do e shkarkojë nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.

“Keni thënë se PS nuk bëhet logo dhe mburojë për ata që merret e pandehur. Do e shkarkoni Ballukun?”, tha Kapri./Dosja.al

erald kapri kuvend edi rama

Sondazh

Poll