Politike

“Je ushtar”/ Noka përplaset me Niko Peleshin, kryetari i Kuvendit: Faleminderit për këshillën

Noka tha Peleshi përjashtoj Berishën javën e kaluar, për një deklaratë e cila nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd.

19 Nëntor 2025, 10:51 Nga E.d
“Je ushtar”/ Noka përplaset me Niko Peleshin, kryetari i
Flamur Noka dhe Niko Peleshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamuar Noka është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, Noka e ka quajtur Peleshin "ushtar" të partisë.

Noka tha Peleshi përjashtoj Berishën javën e kaluar, për një deklaratë e cila nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Sipas deputetit opozitar, veprimi i bërë ndaj Berishës është një urrejtje ndaj së vërtetës. Në fund, Noka tha se mazhoranca vendosi të shkatërronte familjen me ligjin mbi barazinë gjinore.

Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë.

Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje

Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu.

Peleshi: Faleminderit për këshillën./Dosja.al

flamur noka niko peleshi kuvend

Sondazh

Poll