Politike

"Është bërë rritja për pensionistët"/ Balla i përgjigjet Tabakut: Me matematikën ju ka lënë ai mbrapa

Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ka një dashamirësi ndaj pencionistëve, ndërsa ftoi deputetët të miratojnë kërkesën për tju bashkuar debatit të buxhetit. 

19 Nëntor 2025, 10:39 Nga E.d
"Është bërë rritja për pensionistët"/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Jorida Tabaku, duke i thënë se pensionet janë rritur nga qeveria. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ka një dashamirësi ndaj pensionistëve, ndërsa ftoi deputetët të miratojnë kërkesën për tju bashkuar debatit të buxhetit. 

"Ju me matematikën ju ka lënë ai mbrapa. Është bërë rritja për pensionistët. Pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensioneve se ka pagën e lartë, ne flasim për të tjerët. Unë i dua shumë pensionistët. Pa humbur kohë, ju lutem ta votojmë kërkesën për tju bashkuar debatit të buxhetit. Këtë ju kam thënë në konferencën e kryetarëve. Seriozisti i forcës suaj politike sikurse u konsolidua me 300 petrita në bulevardin dëshmorët e kombit" tha Balla./Dosja.al 

kuvend taulant balla jorida tabaku

Sondazh

Poll