Politike

Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: Keni falsifikuar votat. Peleshi: Sistemi është elektronik, mos e lini kartën brenda

Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në sallë dhe në procesverbal janë llogaritur sikur kanë votuar kundër.

19 Nëntor 2025, 10:35 Nga I.A
Ligji për barazinë gjinore/ Boçi:  Keni falsifikuar votat.
Niko Peleshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën se ka falsifikuar procesverbalin e votave për ligjin e barazisë gjinore. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në sallë dhe në procesverbal janë llogaritur sikur kanë votuar kundër.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar Luçiano Boçit duke i thënë procesverbali gjenerohet nga sistemi elektronik. Ai theksoi se demokratët që kur nuk janë në sallë të mos lënë kartat brenda vendosur në sistem, pasi rezulton sikur ata janë prezent.

Bardhi: Po i referohem proces verbalit për votimin që është bërë për ligjin për barazinë gjinore. Këtu thuhet që kanë qenë të pranishëm 135 deputetë, pro 77, kundër 36 dhe kanë marrë pjesë në votim 113, të pranishëm që nuk kanë votuar janë 22. Ky procesverbal është i falsifikuar. Të pranishëm nga deputetët e PD kanë qenë 36 dhe në unison kanë votuar kundër. Ju furnizoni mediat me dokumente të falsifikuara. Jozefina Topalli nuk ka qenë prezente dhe e keni shënuyar nuk votoi. Ina Zhupa nuk ka qenë dhe e keni shënuar votoi. Madje, Gaz Bardhi ka qenë i përjashtuar nga ju dhe në procesverbal është shënuar që nuk ka votuar. Kjo nuk është rastësi, kjo është e qëllimshme. Nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në ligje sensitive.

Peleshi: Procesverbali gjenerohet nga sistemi elektronik. Votimi ka qenë i hapur me elektronik. Nëse kartën e lini të vendosur brenda, rezulton që jeni prezent. Për të mos e keq informuar sistemin hiqeni kartën kur nuk jeni prezente. Dhe votimi kundër nuk bëhet me mendje por shtypje butoni. Sistemi është elektronik.

luçiano boçi niko peleshi seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll