Politike

Dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia, Rama i përgjigjet Ministres së Brendshme: Zhgënjyese

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera.

19 Nëntor 2025, 10:20 Nga E.d
Dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia, Rama i përgjigjet
Edi Rama

TIRANË-Kreyeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Ministres së Brendshme britanike, e cila tha se do të depërtohen rreth 700 familjeve shqiptare nga Anglia. Rama u shpreh se falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, arritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura. Kryeministri Rama e cilësoi si "zgjënjyese" deklaratën e Shabana Mahmood në lidhje me depërtimin e familjeve shqipëtare.

Kreu i qeverisë tha se shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike, dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. Ai shtoi se Shqipëria është, dhe synon të mbetet, një nga aleatët më aktivë të Mbretërisë së Bashkuar në kontrollin më të gjerë të migracionit në të gjithë Ballkanin. Ndaj për këtë arsyeje sipas tij, Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë. Në fund, lideri i PS-së tha se politika zyrtare nuk duhet të udhëhiqet kurrë nga stereotipet etnike.

Postimi i Plotë:

Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar @ShabanaMahmood të përmendë “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në akomodim të financuar nga taksat pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rinisjen e kthimeve familjare.

Si mundet një Ministre e Brendshme Laburiste të përsërisë kaq keq retorikën e ekstremit të djathtë populist dhe të veçojë 700 familje shqiptare një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë post Brexit pikërisht në momentin kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme në Evropë për migracionin e paligjshëm.

Dua t’i kujtoj Ministres së Brendshme se falë punës së përbashkët intensive që nga fundi i vitit 2022 mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse janë zhdukur. Kontrolli i migracionit ka funksionuar. Ndërkohë kufizimet e lëvizjes dhe të vizave nga pala britanike mbeten një relike dështimi e epokës Braverman që dëmton si lirinë themelore të lëvizjes së njerëzve ashtu edhe ekonominë britanike.

Të jemi të qartë, shqiptarët janë kontribuues neto në ekonominë britanike dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i ulët krahasuar me komunitete të tjera. T’i veçosh ata në mënyrë të vazhdueshme nuk është politikë është një akt shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie.

Shqipëria është dhe do të mbetet një nga aleatët më aktivë të Mbretërisë së Bashkuar në kontrollin më të gjerë të migracionit në Ballkan. Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë nga mbrojtja te kontrolli kufitar, dhe jo të fajësojë vazhdimisht shqiptarët duke i ekspozuar qytetarët e një vendi aleat ndaj rreziqeve të shtuara përfshirë nga grupet ekstremiste që ushqehen nga narrativa të tilla. Politika zyrtare nuk duhet të udhëhiqet kurrë nga stereotipizimi etnik. Ky është minimumi që njerëzimi pret nga Britania e Madhe.

/Dosja.al

shabana mahmood edi rama angli

Sondazh

Poll