Politike

"Të sigurohet ligji për minimumit jetik"/ Tabaku: 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Tabaku u shpreh se pensionistët janë shtresa më e varfër dhe se Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale.

19 Nëntor 2025, 10:28 Nga E.d
"Të sigurohet ligji për minimumit jetik"/ Tabaku: 40% e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrartike, Jorida Tabaku ka deklaruar sot se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Tabaku u shpreh se pensionistët janë shtresa më e varfër dhe se Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale.

Deputetja opozitare tha minimumi jetik ka qenë propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që kanë sjellë sa herë është miratuar buxheti. Në lidhje me këtë, ajo tha se minimumi jetik është kërkesë ligjore që parlamenti ka detyrimin ta miratojë.

“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë hkëtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh,” tha Tabaku./Dosja.al

jorida tabaku partia demokratike opozita

Sondazh

Poll