Politike

Hetimet për '21 Janarin', Berisha mbërrin në SPAK

Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për hetimet mbi 21 janarin.

19 Nëntor 2025, 09:06 Nga I.A
Hetimet për '21 Janarin', Berisha mbërrin në SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në SPAK. Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për hetimet mbi 21 janarin.


Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll