Politike

Hetimi për "21 Janarin", Sali Berisha paraqitet sot në SPAK si person në dijeni

Kreu i PD-së, Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

19 Nëntor 2025, 08:54 Nga E.d
Hetimi për "21 Janarin", Sali Berisha paraqitet sot në SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të parqitet ditën e sotme pranë SPAK. Kryedemokrati është thirrur nga SPAK, si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011. Kreu i PD-së, Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në protestën e 21 janarit të mbajtur në vitin 2011, e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona. Lidhur me këto vrasje u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e asaj kohe akuzoi Berishën se kishte urdhëruar vrasjet./Dosja.al

sali berisha 21 janari spak

Sondazh

Poll