Politike

“Duartrokitje për të pandehurën e SPAK”/ Peleshi i kthehet Bardhit: Nuk e keni të drejtën për të personalizuar goditje

Teksa mori fjalën në Kuvend, Bardhi nisi duke ironizuar zv.kryeministren Belinda Balluku.

19 Nëntor 2025, 10:43 Nga I.A
“Duartrokitje për të pandehurën e SPAK”/ Peleshi i
Gazment Bardhi

TIRANË- Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Niko Peleshit. Teksa mori fjalën në Kuvend, Bardhi nisi duke ironizuar zv.kryeministren Belinda Balluku. Kjo ka tërhequr vëmendjen e Peleshit, i cili i dha masë disiplinore Bardhit. 

Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK.

Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin. Jo për të personalizuar goditje.

Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin, për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.

Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale. Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë./Dosja.al

gazment bardhi niko peleshi seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll