Politike

Bardhi takim me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në DASH: SHBA partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane

Bardhi shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar.

18 Nëntor 2025, 21:55 Nga M.L
Bardhi takim me Drejtorin për Çështjet e Europës
Foto ilustruese

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar takimin me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming. Bardhi shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar. Sipas tij, për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme dhe një drejtësi e pavarur dhe me integritet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll